Kanë përfunduar pesë nga gjashtë ndeshjet e xhiros së nëntë të Premier Ligës angleze, ku kemi pasur disa rezultate tejet interesante.
Fitoret më të thella u regjistruan në ndeshjet me Chelsea e Norwich dhe Everton e Watford, ku “Blutë” e Londrës shkatërruan Norwich me rezultat 7:0, kurse Watford e mposhti si mysafirë Evertonin me rezultat të thellë 5:2, përcjell KosovaPress.
Po ashtu, ndeshje sot zhvilloi edhe skuadra e Southamptonit e cila barazoi 2:2 me Burnleyn, ku protagonist ishte sulmuesi shqiptar Armando Broja i cili shënoi golin e dytë për vendasit.
Me pikët e reja, tabelën e kryeson Chelsea me 22 pikë, katër sosh më shumë se Liverpooli në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Manchester City me 17 pikë dhe Brighton me 15 sosh.
Në anën tjetër, Burnley dhe Newcastle me nga katër pikë, dhe Norwich City me vetëm dy sosh, gjenden në fundin e tabelës së Premier Ligës angleze.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme që kanë përfunduar në Premier Ligën angleze i gjeni më poshtë.
Chelsea 7 – 0 Norwich
Crystal Palace 1 – 1 Newcastle United
Everton 2 – 5 Watford
Leeds United 1 – 1 Wolverhampton
Southampton 2 – 2 Burnley