Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

VV në Podujevë i reagon Dakës: Veturat zyrtare në zgjedhje nuk kanë asnjë shenjë të KQZ-së

VV në Podujevë i reagon Dakës: Veturat zyrtare në zgjedhje nuk kanë asnjë shenjë të KQZ-së

Vetëvendosje në Podujevë ka reaguar për shfrytëzimin e veturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në zgjedhjet që po mbahen në këtë komunë.

Nga VV i kanë reaguar sqarimit të kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, e cila ka thënë se veturat shfrytëzohen nga KQZ dhe se ato kanë llogon e këtij institucioni. Për çka Vetëvendosje dega në Podujevë thotë se kjo nuk është e vërtetë meqë siç theksojnë ata asnjë nga veturat nuk kanë asnjë shenjë të KQZ.

e prania e veturave qeveritare pa shenja të KQZ-së nga VV thonë se paraqet tendencë për manipulim të procesit zgjedhor.


“Në lidhje me reagimin e Kryetares së KQZ-së, znj. Valdete Daka. Si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi reaguar për keqpërdorimet me veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Ndërkohë, znj. Daka tha se ato janë marrë në shfrytëzim nga KQZ dhe se në to është logoja e KQZ-së. Kjo është tërësisht e pavërtetë. Asnjë nga këto vetura të cilat i kemi ilustruar edhe me fotografi nuk bartin asnjë shenjë apo identifikim të KQZ-së dhe si të tilla paraqesin keqpërdorim me veturat zyrtare dhe presion mbi votuesit. Kësisoj, prania e veturave qeveritare pa asnjë shenjë identifikimi të KQZ-së është tendencë për manipulim të procesit zgjedhor”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes në Podujevë.

Ndërkohë që ata thonë se, “Për aq kohë sa këto vetura janë me logo të MPB-së, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! konsiderohen presion mbi votuesit. Kjo është tërësisht e papranueshme”.

Ndaj raportimeve për përdorimin e veturave zyrtare në këto zgjedhje, kanë reaguar nga MPB. Nga MPB thonë se përdorimi i veturave është bërë me kërkesë të KQZ-së dhe se këto vetura janë dhënë në shfrytëzim me miratimin e Sekretarit të Përgjithshëm të MPB-së, Lulzim Ejupi.

Lexo edhe

Video

error: