VV natë speciale me mërgatën, Kurti: Nuk ka kush që na ndan
Lexohet për: 2 min.
452515740_470231585868289_7803232889141166676_n
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova ka mijëra aleatë e partnerë, por nuk e ka ndihmën dhe mbështetjen sikur të mërgatës që ndodhet jashtë dhe brenda kombit.

Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Albin Kurti në organizimin e veçantë për mërgatën nga partia që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje, sonte me temën “Lëvizja me mërgatën”.

I pari i Qeverisë ka ftuar diasporën të vizitojnë Kosovën sa më shpesh që munden dhe të lidhen me njëri-tjetrin, duke thënë se “nuk ka kush që t’i ndajë.”

Fjalët thumbuese ndaj qeverive të kaluara nuk munguan as në këtë takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Edhe vera ka qenë dimër. Buxheti i shtetit zhvatej. Në vend se të punohet toka bujqësore, privatizohej për centë”, tha Kurti.

Ndërkohë që presidentja Vjosa Osmani pritet të shpallë datën e zgjedhjeve të rregullta, kryeministri Kurti u ka treguar të pranishmëve se ku mund të votojnë.

“E kemi mundësuar votimin ndërmjet ligjit që për zgjedhje mund të votoni qoftë me postë, në ambasada apo KQZ”, ka thënë ai.

Një qytetar nga mërgata i pranishëm në këtë takim, Zylfi Ademi e konsideron kryeministrin si shpëtimtar të kombit. Një tjetër qytetar që u identifikua vetëm me emër, ka theksuar se ka pritur kryeministrin “t’iu tregojë në këtë tubim se si do të veprohet tutje.”

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024