VV lavdërohet për menaxhimin e situatës në Deçan: Dora e shtetit krijohet përmes veprimeve konkrete

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka deklaruar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës se Qeveria Kurti ka menaxhuar me sukses situatën e helmimit në komunën e Deçanit.


Ajo në deklarimet jashtë rendit të ditës, tha se ekzekutivi dhe në veçanti Ministria e Shëndetësisë kanë qenë në dispozicion të plotë për ndihmën me barna, materiale shpenzuese dhe sanimin e dëmeve në Deçan.

“Jo vetëm që kjo ministri u koordinua me gjitha ministritë tjera dhe institucionet, por e gjeti mbështetjen e plotë nga kabineti qeveritar në krye me kryeministrin e Kosovës për të pasur në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme, përfshi ato buxhetore. Meqë rast u ndanë 150 mijë euro për ujësjellësin dhe sanimin e pasojave. Dora e shtetit nuk krijon vizitat dhe shtrëngim duarsh, apo fjalë ngushëlluese në ndonjë foto të shkrepur në vendngjarje, e aq më pak dezinformatat  dhe krijimin e panikut përmes mungesës së informatave të pakonfirmuar. Mbështetja e shtetit konsiderohet vetëm ajo institucionale, konkrete që përmirëson  situatën përmes ekspertizës në hulumtimin dhe eliminimin e shkakut, sanimin e pasojave dhe ndihmën e barnave dhe material shpenzues”, tha ajo.

Lexo edhe

Video

2 Comments

  • […] VV lavdërohet për menaxhimin e situatës në Deçan: Dora e shtetit krijohet përmes veprimeve kon… Fillon seanca, deputetët shqyrtojnë një mori nismash ligjore Durmishi: Marrëveshja për “tiketa ngjitëse” është produkt i ish-Qeverisë Haradinaj Lekaj i reagon Durmishit: S’kam nënshkruar asnjë kontratë për tenderin për mirëmbajtjen e urave […]

  • […] VV lavdërohet për menaxhimin e situatës në Deçan: Dora e shtetit krijohet përmes veprimeve kon… ​Ramosaj merr vendim: “Hidrodini” nuk do ta ketë nën menaxhim Deçanin Kryeprokurori i Pejës i kërkon Policisë së Deçanit raport për praninë e dy serbëve që dyshohet se helmuan ujin Helmimi në Deçan, Instituti i Shëndetësisë Publike jep 10 rekomandime Banorët dyshojnë se dy serbë helmuan ujin në Deçan (Foto) ​“Hidirodrini”: Rezultatet e analizave kanë dalë në kufijtë e së lejueshmes në bazë të standardeve të BE-së Vitia në Deçan: Situata nën kontroll, më pak pacientë po kërkojnë ndihmë […]

Komentet janë të mbyllura.