Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

VV-ja kërkon nga institucionet e drejtësisë trajtim të duhur e të pandikuar të rastit Dehari

VV-ja kërkon nga institucionet e drejtësisë trajtim të duhur e të pandikuar të rastit Dehari

Lëvizja Vetëvendosje me rastin e 4-vjetorit të vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka kërkuar edhe njëherë zbardhjen e rastit të vdekjes së tij. Po ashtu u kërkua që të ndërpritet “përndjekja politike” e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje tha se ky proces do të shkojë deri në fund dhe e gjithë e vërteta do të zbulohet. Procesi i hetimeve sipas tij është vonuar, por që siguroi se gjithçka do të zbulohet.


“78 ditë e mbajtën padrejtësisht në qeli Astritin pa e ndarë, pa e marrë kurrë në pyetje zyrtarisht, sipas minimumit të të drejtave të secilit qytetar. Deri në drekën e 5 nëntorit, si sot katër vite më parë kur Astriti u gjet i vrarë në qeli ku qëndronte padrejtësisht. Prej vrasjes së Astritit dhe pastaj përpjekjeve të mbulimit e gjurmëve të vrasjes, deklaratave kontradiktore e zhdukjeve të dëshmive materiale, e dëshmive të dëshmitarëve si dhe vet dëshmitarëve, pamë një mobilizim kriminal. Prej ish-ministres së Drejtësisë, prokurorëve dhe krerëve të Shërbimit Korrektues dhe Policisë. Kulmi ishte kërcënimi i ekspertëve të jashtëm me aktakuzë, vetëm e vetëm se ata e thanë një të vërtetë. Tash edhe tentativat për sabotimin e procesit  të hetimeve, në cilin proces janë përfshirë ekspertë të Institutit Ligjor të Llozanës. Por, nuk do të ja dalin dhe patjetër që ky proces do të shkojë deri në fund
”, tha ai.

E, anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu theksoi se vrasja, siç tha ajo, e Astritit ka qenë krimi më i madh qe ka mundur të ndodhë në Kosovë. Ajo u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë për trajtim të duhur dhe të pa ndikuar në rastin e Deharit.


“Ndonëse kanë kaluar katër vite prej vrasjes së Astritit, ende nuk ka drejtësi për Astritin. Ende nuk ka arritur prokuroria të gjejë përgjegjësit. Prej momentit kur është publikuar raporti i Institutit Zviceran duke pasur parasysh që Prokuroria e Prizrenit konkretisht ish-prokurori Sylë Hoxha kishte paragjykuar rastin e Astritit dhe kishin dhënë deklarata që ka qenë vetëvrasje. Pas raportit të Institutit që dëshmojnë që nuk ka qenë vetëvrasje ne kemi kërkuar që rasti të transferohet në Prokurorinë Speciale, por që qëllimi i kërkesës ka qenë që Prokuroria Speciale të trajtonte e hetonte në detaje rastin Dehari. Pa ndikime, me seriozitet të plotë dhe me profesionalizëm. Katër vite pas vrasjes së Astritit, dhe një vit nga koha ku ky rast i ka kaluar Prokurorisë Speciale, ende mungon drejtësia për Astrit Deharin. Përmes kësaj konference u bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë për trajtim të duhur e të pa ndikuar të rastit Dehari”, është shprehur ajo.

Po ashtu ajo ka kërkuar që të ndërpritet përndjekja politike e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.


“Përmes kësaj konference po ashtu bëjmë thirrje që të ndërpritet përndjekja politike ndaj aktivistëve të LVV-së. Sepse asnjëri prej tyre nuk ka fare të bëjë më rastin në fjalë. Asnjëri prej tyre nuk kanë fare të bëjnë me rastin në fjalë. Sulmi ndaj kuvendit është inskenuar nga dikush tjetër, por që duhet të hetohet nga prokuroria. Por të njëjtin kanë tentuar t’ia mveshin LVV-së, pra aktivistëve të saj”, tha ajo.

Ajo tha se në bazë të informacioneve që kanë, Instituti Zviceran është pajisur me prova dhe dëshmi të reja, dhe kështu do të vërtetohet edhe  vrasja e Astrit Deharit.

Veç tjerash, Haxhiu ka ftuar qytetarët sonte që të ndezin qirinj në ballkonet e shtëpive dhe banesave, në përkujtim të veprës së aktivistit të Astrit Deharit.

Lexo edhe

Video

error: