Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Ish-presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka paqja dhe stabiliteti i rajonit perëndimor duhet të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe mos të barten përgjegjësinë as te Bashkimi Evropian dhe as te shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi vet jemi përgjegjës të pajtohemi.
Vujanoviq në konferencën e Federatës së Paqes Universale "Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor", tha se shumë shpesh në takimet multilateralen në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, kanë ngritur cështjen e bashkëpunimit rajonal.
Sipas tij, të gjithë së bashku duhet të ndërtojmë të ardhmen në rajonin perëndimor.
Ai shtoi se përgjegjës për paqen në rajon janë gjashtë vendet e rajonit por edhe Evropa, pjesë e së cilës është kjo pjesë.
“Fuqizimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor duhet të arrihet edhe nëpërmjet bashkëpunimit ndërshtetëror i cili është i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor...Paqja dhe stabiliteti i rajonit perëndimor duhet të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor, mos të bartim përgjegjësinë tënde të dikush tjetër, as të Bashkimi Evropian, as te shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi vet jemi përgjegjës të pajtohemi. Të pajtohemi, të arrimë këtë marrëveshje si miq sepse jemi shumë të afërt dhe të pajtohemi që ta respektojmë bashkëpunimin rajonal dhe jo ashtu sic duket, folën edhe më herët përmes interesave të shteteve individuale dhe nëse nuk pajtohemi për këtë dhe nëse nuk arrijmë një marrëveshje për këtë, por edhe nëse nuk jemi në gjendje që kufijtë shtetëror në marrëdhënie bilaterale, ta respektojmë bashkimin evropian. Me kë tjetër do të bashkëpunojmë përtej se me Bashkimin Evropian“, tha ai.
Derisa bëri thirrje që të gjithë vendet të respektojnë për bashkëpunimin e tregut të përbashkët rajonal.