Vuçiqit i vjen në majë të hundës arsyetimi për “Ballkanin e Hapur”

Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i ka ardhur në majë të hundës arsyetimi për nismën rajonale “Ballkani i Hapur”.

Në samitin e sotëm në Tiranë, Vuçiq tha se nuk kanë asnjë arsye t’iu kërkojnë falje tri shteteve të tjera refuzuese të “Ballkanit të Hapur”.

“Kjo iniciativë është shumë më e madhe se ne të tre së bashku. Është një iniciativë që do të krijojë bazën dhe themelet e fëmijëve tanë. Po të hapim kufijtë dhe gjithçka që ne do të kemi bërë, objektivi më i rëndësishëm është të lidhim qytetarët tanë me njëri-tjetrin. Ata njerëz që të shkuarën kanë menduar më shumë për të shkuarën se sa për të ardhmen”, tha ai.

Ai tha se “Ballkani i Hapur” do të krijojë bazën dhe themelet për fëmijët të tri vendeve të rajonit.


“Më ka ardhur pak në majë të hundës që duhet të japim justifikime për asgjë, pse duhet ta bëjmë këtë gjë. A thua se ne kemi bërë diçka të gabuar dhe duhet t’i kërkojmë ndjesë atyre që s’janë pjesë e kësaj iniciative. Në fund të fundit e kanë në dorë ata nëse duan të bëhen pjesë e kësaj iniciative, nëse po ata janë të mirëpritur. Por nuk kemi arsye pse të kërkojmë ndjesë”, shtoi ai.

Pjesë e samitit të sotëm për herë të fundit ishte edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili tha se “Ballkani i Hapur” është mënyra për të ecur përpara.

Kjo iniciativë, sipas tij do të përkrahet edhe nga kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.

“Ballkani i Hapur është mënyra për të ecur përpara, është pikërisht rruga e duhur për integrimin tonë në BE, është instrumenti që do ta lejmë të kaluarën në të kaluar dhe do ta qojmë të ardhmen të përbashkët në BE. Me këto marrëveshje ne do të kemi suksese të mëtejshme”, shtoi ai./E.Zeqiri

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.