Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Vuçiq takon Lajçak, kërkon marrëveshje kompromisi për Kosovën

Vuçiq takon Lajçak, kërkon marrëveshje kompromisi për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u takua sonte me përfaqësuesin special të BE për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak.

Vuçiq tha se ai kishte një bisedë të mirë dhe kuptimplote me Lajçak.

“Lajçak më njohu me gjërat më të rëndësishme në Prishtinë. Serbia është e përkushtuar për dialog me Prishtinën dhe është e gatshme të vazhdojë dialogun në çdo kohë kur të ftohet në Bruksel. Serbia mbështet aktivitetet dhe synimet e Lajçak për të arritur një politikë kompromisi që do të thoshte pakënaqësi për të dy palët, por pa një ultimatum dhe imponimin e një zgjidhjeje, Serbia merr pjesë në një masë të madhe në negociata dhe bisedime, por në dëshirën për të pasur mirëkuptim edhe për interesat e saj “, tha ai.


“Në përputhje me atë, një marrëveshje kompromisi do të thotë gjithçka për këdo, dhe mjaft për të gjithë,” shtoi Vuçiq.

Siç tha ai, Serbia nuk përcakton ndonjë afat kohor për dialogun.

“Përfundimi ynë është që Serbia do të insistojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të mëparshme. Kjo gjithashtu nënkupton formimin e asociacionit  të komunave serbe dhe gjithçka që nuk u përmbush, dhe ishte e detyrueshme,” tha Vuçiq.

Takimi midis Vuçiq dhe Lajçak filloi rreth orës 18:00 në Beograd. Lajçak arriti në Beograd këtë pasdite, pas vizitës treditore në Kosovë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: