Vuçiq shfaqet në publik pas sëmundjes: Sulmi më i madh do të vijë në 15 ditët e ardhshme

Vuçiq shfaqet në publik pas sëmundjes: Sulmi më i madh do të vijë në 15 ditët e ardhshme

Analizat e ekspertëve serb tregojnë se dy javët e ardhshme janë kohë e rrezikshme në Serbi. Shtabi i krizës për luftën kundër virusit korona ka vendosur që të presë edhe disa ditë më masa të ndalesave totale, por fillimisht fundjava do të jetë e ndaluar.

Ora 13:00 e së shtunës do të jetë fundi deri të hënën. Numri i të infektuarve është rritur shumë edhe për shkak të rritjes së testimeve. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që për dy ditë ishte sëmurë, është kthyer në publik. Para gazetarëve ka thënë se situata është larg suksesit.

“Për ne sulmi më i madh do të vijë në 15 ditët e ardhshme. Këto ditë do të kemi edhe kulmin e krizës dhe infeksioneve dhe është me rëndësi të kujdesemi. Do të kemi një numër më të madh infeksionesh dhe të vdekurish”.


Mjekët nuk duken shumë të lumtur me sjelljen e njerëzve gjatë pandemisë. Por, ende kanë apele dhe masa e ndalesës 24 orë do të jetë e fundit. Por, e mundshme.

“Çfarë do të ndodh në të ardhmen në parim varet vetëm prej nesh dhe një përqindje të qytetarëve që ende besojnë se kjo nuk mund t’u ndodh atyre dhe të tjerëve”.

Serbët besojnë se megjithatë një pjesë e rrezikut është shmangur pasi numrat  në faza të njëjta me vendet e krizave të mëdha janë më të vogla. Mundësia për të shmangur infeksionet ekziston, por rregullat duhet të respektohen maksimalisht./ TV Klan/

Lexo edhe

error: