Vuçiq: Serbia vazhdon të armatoset, duhet të jemi më të fortë se fqinjët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Vuçiq: Serbia vazhdon të armatoset, duhet të jemi më të fortë se fqinjët
Foto Arkivë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar vazhdimin e armatosjes së vendit të tij pasi, siç u shpreh ai, “duhet të jemi më të fortë se një pjesë e konsiderueshme e fqinjëve tanë së bashku”.

Në një intervistë për TV Pink, ish-ministri i Informacionit në kohën e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq, “ka arsyetuar” armatosjen e shtetit serb.

“Sipas ndryshimit të doktrinës së ushtrisë serbe, ne duhet të jemi më të fortë se një pjesë e konsiderueshme e fqinjëve tanë së bashku. Ne nuk e perceptojmë Kroacinë si armike, por po armatosemi seriozisht dhe do të vazhdojmë të armatosim që vitet 1995 dhe 1999 të mos përsëriten”, tha ai duke aluduar për operacionin kroat “Stuhia” dhe bombardimet e NATO-s ndaj forcave okupatore serbe në Kosovë.

Sipas tij, ushtria serbe po armatoset "fuqishëm, shpejt, me efikasitet dhe seriozitet", por “Serbia nuk do të sulmojë askënd, por edhe askujt të mos i shkojë në mendje të kryejë agresion ndaj saj”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025