Vuçiq: Serbia s’është e lumtur që Kosova vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin

Vuçiq: Serbia s’është e lumtur që Kosova vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar me homologun e tij francez Emmanuel Macron për Kosovën.

Ai pas takimit katër orësh tha se beson në gjetjen e një zgjidhje kompromisi për Kosovën, por shtoi se është e nevojshme ‘që pala tjetër të kuptojë se dialogu nuk është një fontanë dëshirash’.


“Ne më së shumti kemi biseduar për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, është një çështje e vështirë për të gjithë Evropën, jo vetëm për Serbinë. Unë shpreha qëndrimin e Serbisë dhe gjithashtu besoj në gjetjen e zgjidhjeve inovative të kompromisit për Kosovën. Unë nuk shoh asgjë që mund të na sjellë më pranë një dialog serioz. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për bisedime, por çdo marrëveshje kërkon dy (palë), por për momentin nuk shoh tjetër,” tha Vuçiq.

Vuçiq deklaroi se Beogradi nuk është aspak i lumtur për vendosjen e sotme të marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës.

“Pritej për gjashtë muaj, kështu që në Uashington (4 shtator) ne nuk donim të nënshkruanim dokumentin së bashku me shqiptarët dhe amerikanët. Ne nuk donim ta inkurajonim atë, por të inkurajonim Izraelin që të mos e bënte atë, por Izraeli zgjodhi se Amerika është më e rëndësishmja. Ajo nuk do të ketë një ndikim të madh në marrëdhëniet tona, por hap disa perspektiva të tjera për të cilat nuk do të doja të flisja tani,” tha Vuçiq për TV Pink.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.