Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se shteti i tij është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë.
Ai është shprehur se Serbia po përballet me presion prej anëve të ndryshme lidhur me çështjen e Kosovës.
Për këtë, Vuçiq, ka shtuar se pret që të përballen me presion edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe nga Bashkimi Evropian për ta njohur pavarësinë e Kosovës, raporton Tanjug, transmeton KlanKosova.tv.
Gjatë një adresimi mbrëmjen e kësaj së martë, presidenti serb ka njoftuar se të premten do të zhvillojë takim me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovës, që do të mbahet në Kurshumli.