Vuçiq: Këto janë periudhat më të vështira që nga njohja e Kosovës

Vuçiq: Këto janë periudhat më të vështira që nga njohja e Kosovës

Në Presidencën e Serbisë, pas takimit, Aleksandar Vuçiq dhe kreu i diplomacisë ruse Sergej Lavrov kanë folur për media dhe tema kryesore ishte Kosova.

Presidenti i Serbisë tha se i respekton të gjithë ata që marrin pjesë në negociata, por se duhet t’i vlerësojë miqtë e saj.

“Si president, unë gjithashtu isha i shqetësuar për zgjidhjet e krizës së Kosovës. Unë nuk dua të mashtroj askënd, është e qartë se na pret një periudhë jashtëzakonisht e vështirë në mënyrë që disa plane të realizohen. Ne do të duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të vëmendshëm kur bëhet fjalë për ndonjë ide që na prezantohet. Çështja është e qartë – çdo zgjidhje kërkon pëlqimin e Federatës Ruse. Serbia është e gatshme të dëgjojë të gjithë aktorët në negociata, por ajo duhet të respektojë miqtë e saj,” tha Vuçiq.

Ai posaçërisht theksoi se periudha të vështira e presin Serbinë.

“Dua t’i tregoj popullit tonë: Kohët e vështira janë përpara nesh, por ne duhet të jemi të bashkuar. Këto janë ndoshta periudhat më të vështira që nga njohja e Kosovës 12 vjet më parë,” tha Vuçiq.


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se do të mbështesin të gjitha iniciativat që do të ndihmojnë Beogradin dhe Prishtinën të arrijnë një marrëveshje.

“Problemi i Kosovës mbetet i pazgjidhur dhe Rusia beson se BE nuk duhet të izolohet nga detyrimet e saj dhe duhet t’i përmbushë ato me drejtësi dhe të luftojë për realizimin e atyre zgjidhjeve dhe marrëveshjeve që janë arritur tashmë – marrëveshja për komunitetin e komunave serbe, e cila tani është sabotuar nga ana e Prishtinës. Me sugjerimin e Rusisë, tërësia territoriale e Serbisë konfirmohet në Rezolutën 1244”, tha Lavrov.

I pyetur nga mediat se çfarë qëndrimi do të kishte Rusia nëse Serbia pranonte një ofertë të BE-së, për shembull t’i jepte dritën jeshile Kosovës që të “shkojë më tej”, në këmbim të ndihmës së konsiderueshme financiare dhe integrimit në BE, Lavrov tha se pyetja duhet t’i bëhet Serbisë dhe jo atij.

“Ne e dimë pozicionin e Serbisë dhe se Beogradi do të udhëhiqet nga interesat kombëtare të shtetit dhe popullit të tij,” u përgjigj Lavrov, i ndjekur nga përgjigja e presidentit të Serbisë.

“Në mënyrë të sjellshme, ai ju përgjigj me mirësjellje se kjo është një pyetje për ne, jo për miqtë tanë rusë. Nëse kam nevojë të jem i qartë, kur bëhet fjalë për pyetjen nëse do të themi se ne jemi dakord ta njohim Kosovën në këmbim që të jemi anëtar i BE-së, përgjigjja jonë është jo”, është shprehur Vuçiq, dujke shtuar se kjo megjithatë nuk do të jetë një situatë e lehtë për Serbinë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.