Vuçiq fton në takim serbët e Kosovës

Vuçiq fton në takim serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar një takim nga Brukseli me serbët e Kosovës, i cili do të mbahet të dielën në ora 11:00 në Pallatin “Serbia” në Beograd, raportojnë mediat serbe.

Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë të komunave, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, aktualisht po flet ndaras me ndërmjetësit në dialog – shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell dhe përfaqësuesin special të BE-së, Mirosllav Lajçak.


Më 22 gusht, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të bisedojë me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Moskë, ka bërë të ditur, Ivan Nechayev, zëvendësdrejtor i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, transmeton N1.

“Pritet që të diskutohen një sërë çështjesh të bashkëpunimit ruso-serb dhe shkëmbimi i mendimeve për problemet aktuale dhe rajonale”, ka thënë Nechajev në konferencë për shtyp.

Siç raportojnë mediat serbe, ftesa e Vuçiqit për serbët për takim “është sinjal për lajme të këqija nga Brukseli”.

Lexo edhe

Video