Vuçiq fton Kosovën të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”, por nuk tregon a do të pranonte në tryezë me flamurin e saj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se janë të hapur për bashkëpunim me Kosovën në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, por nuk ka treguar nëse do të pranonte Kosovën si shtet të jetë pjesë e diskutimeve të kësaj nisme rajonale.


Në konferencën për medie, pas arritjes së disa marrëveshjeve në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, Vuçiq tha se pikëpamjet e ndryshme për Kosovën nuk duhet të ndalin bashkëpunimin, sidomos në nivelin ekonomik.

“Ne kemi pikëpamje të ndryshme lidhur me Kosovën. Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pikëpamje të ndryshme për Kosovën. Po ashtu pikëpamje të ndryshme kanë edhe Beogradi dhe Prishtina, por kjo nuk është arsye që ne mos të flasim dhe kjo nuk është arsye se dikush mos të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”. Ne mund të përmendim pikat e kalimit kufitar në Jarinje midis Kosovës dhe Serbisë, apo drejtë Luginës së Preshevës. Por megjithatë, a do të jetë më lehtë mes shqiptarëve dhe serbeve nëse nuk ka të tillë kufi që njerëzit të lëvizin lirisht. Nuk besoj se ka njeri që nuk do të binte dakord me këtë që po e them unë. Nuk mendoj se është produktive që ftoj dikë nga Prishtina, do të thoni se meqenëse ai po bënë ftesën nuk do të vij. Por në qoftëse më pyesni për problemet që ata të vinin dhe do të zgjidhnin statusin e çështjes politike, kjo është në juridiksionin e dialogut në Bruksel, por sa u takon çështjeve ekonomike dhe lirive të jemi të gatshëm të punojmë së bashku për të punuar brenda “Ballkanit të Hapur”, tha ai.

Lexo edhe

Video