Vuçiq flet për takimin me Thaçin

Vuçiq flet për takimin me Thaçin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se takimi i tij në Uashington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ishte një takim i zakonshëm dhe normal.

Ai deklaroi se Serbia ishte duke pritur për heqjen e taksave në mënyrë që të mund të diskutohen çështjet thelbësore.


Vuçiq i tha RTS-së se në takim morën pjesë i dërguari special presidencial i SHBA për Dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Trump, Robert O’Brian, i cili sipas tij pritet të takohet më vonë sonte me një takim dypalësh.

Presidenti serb tha mbrëmë se gjatë vizitës së tij dyditore në Uashington, ai pati një seri takimesh dhe bisedoi me të gjithë ata që vendosin për ne, nga Mike Pompeo, Robert O’Brian e deri te Richard Grenel.

“Asnjë prej tyre nuk dëshiron që Serbia e vogël të bëjë edhe një armik të vogël, por ata duan të bashkëpunojnë me ne dhe e jona është ta përdorim atë” tha Vuçiq.

Lexo edhe

Video