Vuçiq: Asociacioni, kusht për kthimin e serbëve në institucione
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar të enjten me serbë të Kosovës në Rashkë, ku ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
Vuçiq ka kërkuar nga serbët e Kosovës që të jenë të bashkuar në vendimin për të mos dalë në zgjedhje më 23 prill në katër komunat veriore.
"Duhet të formohet Asociacioni i komunave serbe, se ky është kusht pa të cilin serbët nuk mund të kthehen në institucione, megjithëse herën e fundit e pashë që asnjëri prej jush nuk dëshiron të kthehet në institucione, ndoshta janë ëndrrat e mia boshe që do t'ia dilja në një rast të tillë dhe do t'ju lutesha, do ta bëja këtë, por nuk u shkon në mendje ta krijojnë asociacionin", ka thënë ai.
Sipas tij, pala kosovare dëshiron që përmbajtja e Asociacionit të jetë inekzistente, prandja edhe i kanë prezantuar edhe kushtet për themelimin e tij.
Madje, sipas tij, edhe bashkësia ndërkombëtare nuk është e interesuar për themelimin e Asociacionit.
Ndërkohë, Vuçiq ka bërë të ditur se dje kanë dorëzuar komentet e fundit në lidhje me çështjen e targave ilegale në veri./KosovaPress.