Vritet ylli turk i basketbollit
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Profesionisti turk i basketbollit Ilkan Karaman është goditur nga një shofer i dehur teksa priste në trotuar në komunën e Datçës të dielën duke gjetur vdekjen. Sipas mediave lokale, Karaman ishte në pritje të një shoku kur u godit nga një makinë që lëvizte përgjatë trotuarit me shpejtësi të madhe.

Si pasojë, Karaman raportohet se ka mbetur i bllokuar poshtë mjetit. Ai u dërgua në spital por nuk mundi të shpëtohej, përcjellë KosovaPress. Drejtuesi i makinës mësohet se ka qenë i dehur dhe ka humbur kontrollin e makinës. Ndaj tij është nisur një hetim dhe sipas raportimeve ai tani është arrestuar.

Karaman ishte renditur i 57-ti në total nga Brooklyn Nets në Draftin e NBA- së në vitin 2012, por nuk luajti asnjë lojë NBA për ekipin e Nju Jorkut. Në Turqi ai luajti për skuadra të njohura si Besiktashi dhe Fenerbahçe dhe fitoi Kupën e Turqisë (2013) dhe Ligën e Turqisë (2014). Ai ka luajtur disa herë edhe për kombëtaren turke.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024