Vritet oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë së Lezhës

Vritet oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë së Lezhës

Është vrarë gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, oficeri i Krimeve në Policinë e Lezhës. Mësohet se 44-vjeçari, Sajmir Hoxha, ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit, si dhe kanë shoqëruar disa persona për vrasjen. Polici i vrarë dyshohet se kishte informacione se brenda lagunës Kune-Vain, kultivohet drogë.


Viktima Sajmir Hoxha ishte nga Puka dhe prej vitesh ishte punonjës policie në Lezhë dhe Shëngjin.

“Rreth orës 10:30, në Ishull Lezhë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Si pasojë, është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.