Vritet një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Vritet një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person me inicialet F.B  është vrarë sot rreth orës 10:30, në lagjen Kolovicë të Prishtinës.


Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, ku ka thënë se fillimisht policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri.

“Viktima e këtij rasti F.B. mashkull,  nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë ajo.

Lexo edhe

Video