Vritet një komandant i njësisë elitare të Hezbollahut në Liban
Bota
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një komandant i njësisë elitare të Hezbollahut, Radwan u vra në një sulm me dron sonte në Libanin jugor, njofton ushtria e Izraelit - IDF.

Ali Jamal al-Din Jawad, një komandant i elitës Radwan, u godit në Aabba në jug të Libanit, sipas IDF.

IDF thotë se vrasja e tij është një "goditje e rëndësishme" për aftësitë e Hezbollahut për të kryer sulme ndaj Izraelit.

Hezbollahu njoftoi vdekjen e Jawad pas sulmit, por nuk dha informacion për gradën e tij.

Gjithashtu këtë mbrëmje, disa dronë të ngarkuar me eksploziv u lëshuan nga Hezbollahu nga Libani në veri të Izraelit.  Sipas IDF, një nga dronët u kap nga mbrojtja ajrore, ndërsa të tjerët u goditën në zonën e malit Meron, duke mos shkaktuar lëndime.

Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se lëshoi ​​disa dronë shpërthyes në një bazë ushtarake izraelite.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha në X, se ende nuk ka ndryshime në udhëzimet e urgjencës për civilët, pasi raportet kanë pohuar se një sulm iranian ndaj Izraelit është i pashmangshëm.

“Nëse ka ndryshim do t'ju informojmë menjëherë”, tha Hagari. /Timesofisrael

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024