Vritet një 19 vjeçar në Gjilan

Vritet një 19 vjeçar në Gjilan

Mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Gjon Sereqi” të Gjilanit është vrarë një 19 vjeçar.

Viktima nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve që mori nga therja me thikë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit, Ismet Hashani ka treguar për KosovaPress se  viktima ka ndërruar jetë në QKUK


“Me date 23.10.2020 rreth  orës 00:06, stacioni policor në Gjilan  kanë  marr një informate se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar  dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S.  (2001)  . Viktima  është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan , më pastaj është  dërguar në QKUK-në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dal  Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale.  Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima  i dërguar nga Gjilani ne Prishtine kishte ndërruar jetë”, ka Hashani për KosovaPress.

Me urdhër te prokurorit të shtetit trupi i pa jete dërgohet në IML.

Hashani ka thënë se askush nuk është arrestuar dhe po punohet që të zbardhet rasti.

Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: