Vritet dhe i digjet trupi ish-luftëtarit të UÇK-së

Vritet dhe i digjet trupi ish-luftëtarit të UÇK-së

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Zahaq të Pejës. Rastin e ka konfirmuar policia dhe prokuroria e Pejës.

Një person është gjetur pa shenja jete, dyshohet se ka të bëjë me vrasje. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë se viktima është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi.

Policia tha se rreth orës 01:27 është informuar se në këtë fshat, në një rrugë është duke u djegur një veturë.

Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.


Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin.

Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person mashkull, trup i karbonizuar.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VW Passat me targa vendore.

Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm.

Lexo edhe

error: