Vritet brenda lokalit 19-vjeçari në Shkodër

Vritet brenda lokalit 19-vjeçari në Shkodër

Një 19-vjeçar është vrarë sonte teksa po kalonte mbrëmjen në një nga lokalet e qytetit të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”.

Erjon Xhenje, ishte brenda lokalit, kur drejt tij është qëlluar disa herë me armë zjarri nga dy persona që po lëviznin me motoçikletë. Këta të fundit më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.


Pak minuta më pas, policia ka gjetur në lagjen “Guerrile” një motoçikletë të djegur dhe një armë tip pistoletë, që dyshohet të jetë arma e krimit.

Grupi i hetimit ka nisur mbledhjen e provave në skenën e krimit, ndërsa larguan trupin e pajetë të 19-vjeçarit.

Ngjarja tronditi qytetarët e pranishëm në zonë, teksa ndodhi vetëm disa minuta pasi në qytet kishte përfunduar ndeshja Vllaznia-Kastrioti.

Lexo edhe

Video