“Vrasje në tentativë”, Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e dy të dyshuarve
Lexohet për: 1 min.
te dyshuarit
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e dy personave që dyshohen për “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Personat që po kërkohen janë Brikend Ismet Zogaj dhe Blenard Ismet Zogaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, ‘’Vrasja e mbetur në tentativë’’ ka ndodhur me datën 26.08.2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.

Kurse, deri më tani të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025