Vrasja në Pejë, një muaj paraburgim për dorasin

Vrasja në Pejë, një muaj paraburgim për dorasin

Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar sot kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës një muaj paraburgimit ndaj të pandehurit XH.J., pasi që më datë 18.05.2021, rreth orës 15:30, në një lokal në Pejë, me dashje ka privuar nga jeta G.K.

XH.J. ka rrezikuar seriozisht edhe jetën e personave të tjetër prezent në lokal, në atë mënyrë që për shkak të një ngjarjeje të mëhershme që kishte ndodhur ku i pandehuri ishte akuzuar dhe dënuar për ngacmim seksual të vajzës minore të viktimës, pasi viktima hyn në lokal dhe ulet në një tavolinë e porosit pije, me ta vërejtur të pandehurin ulur në tavolinën tjetër, nxjerr revolen nga brezi, e futë fishekun në tytë dhe shkon e ulet në tavolinën e të pandehurit dhe provon të shtie në drejtim të tij por pasi arma i bllokon, i pandehuri nxjerr revolen dhe gjuan shtatë herë në drejtim të viktimës, i cili për pasojë ndërron jetë në vend, thuhet në komunikatë.

Gjykata e ka aprovuar propozimin e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit edhe duke u nisur nga fakti se në këtë fazë nuk janë dëgjuar dëshmitarët e rastit e as familjarët e viktimës dhe se raportet mes familjes së viktimës dhe të pandehurit janë të acaruara gjithashtu, dhe ka vlerësuar se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të ndikojë në dëshmitarë, mund të përsërisë veprën e njëjtë apo të kryej vepër tjetër penale.


Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, dorasi i dyshuar më 1 prill të këtij viti është shpallur fajtor nga Gjykata e Pejës për vepër penale të sulmit seksual ndaj vajzës së viktimës.

Lexo edhe

Video

error: