Vrasja e shtatzënës, Haradinaj: Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim!

Vrasja e shtatzënës, Haradinaj: Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim!

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas vrasjes së gruas shtatzënë mbrëmë në Prishtinë, është shprehur se Kryeministri Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim.

Haradinaj ka shkruar se burimi i së keqës e i krimit në Kosovë e ka një shkak, një burim dhe një kokë.


“Një kryeministër që e defunksionalizon sistemin e drejtësisë në shtet duke i përgjysmuar pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, që i poshtëron policët, i lë të leckosur e me paga mizerje, që i detyron mjekët ta braktisin punën e vendin sepse nuk mund të jetojnë nga puna e tyre, që e rrezikon funksionalitetin e sistemit shkollor duke i shtyer mësuesit të hyjnë në grevë për më shumë se një muaj, që vendin e shndërron në gogol të komunitetit ndërkombëtar…ai me ose pa vëtëdije është shndërruar në bashkëpjesëmarrës edhe në krimet makabre që po ndodhin përditë. Kam qenë i pari që këtë kryeministër e kam quajtur “mashtrues” dhe sot edhe ata që më kanë kundërshtuar më së tepërmi, kanë rënë në fjalë të mia. Nuk kisha pasë dëshirë të jem i pari që këtë kryeministër ta quaj edhe vrasës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, mbrëmë një burrë ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur. Gjykata Themelore e Ferizajt, sot ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35 vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.

Lexo edhe

Video