Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala konsideron se sulme të tilla si vrasja e policit Afrim Bunjaku dhe plagosja e dy të tjerëve pas mesnate gjatë sulmeve nga grupet e armatosura në fshatin Banjska të Zveçanit, janë paralajmëruar qysh nga takimi i 14 shtatorit që është zhvilluar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Shala në një intervistë për KosovaPress vlerëson se qasja e Perëndimit ndaj Serbisë duhet të jetë më rigoroze.
Sipas tij, Beogradi zyrtar po qëndron prapa gjithë këtij plani special ushtarak të kryer nga mercenarët e Wagnerit të mbështetur edhe nga strukturat kriminale të pjesës veriore dhe grupeve terroriste të shpallura nga shteti i Kosovës.
“Kjo po e dëshmon faktin se Beogradi qëndron prapa gjithë këtij plani special ushtarak të kryer nga mercenarë të Wagnerit të mbështetur edhe nga strukturat kriminale të pjesës veriore dhe grupeve terroriste të shpallura nga shteti i Kosovës. Pra, situata tanimë nga puna profesionale e bërë nga PK është duke rikthyer normalitetin dhe duke u neutralizuar rreziku i cili është permanent dhe i lartë në drejtim të institucioneve të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht duke garantuar edhe rikthimin e sovranitetit dhe integritetit territorial”, deklaron Shala.
Shala thotë se pavarësisht tendencave të grupeve kriminale, Policia nuk duhet të zmbrapset.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…
Mes tjerash, Shala thotë se në këtë rast, përgjegjësia është e KFOR-it, të garantojë sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës.
Sipas Shalës, qasja e butë e Perëndimit karshi Serbisë, ka bërë që situata të jetë e tillë.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.