Vrasja e policit në veri, Musliu: Serbia sulmoi Kosovën, dështim i Perëndimit

Vrasja e policit në veri, Musliu: Serbia sulmoi Kosovën, dështim i Perëndimit

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka reaguar pas zhvillimeve në veri të vendit ku u vra një polic e një tjetër u plagos, ndërkohë që sulmet e grupeve të organizuara serbe ndaj Policisë së Kosovës vazhduan edhe më tej. Siç ka thënë ai, Serbia ka sulmuar Kosovën.

Musliu ka thënë se krejt kjo ishte paralajmërim i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe dështim i Perëndimit.

“Serbia ka sulmuar Kosovën!


Në pritë organizuar paraushtarake serbe, u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovësu!

Reagimin e paralajmëruar vet Vuçiqi!

E arritur e Putinit – dështim i Perëndimit!”, ka shkruar Musliu.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.

Lexo edhe

Video