Vrasja e dyfishtë në Pejë, reagon kryetari Gazmend Muhaxheri

Vrasja e dyfishtë në Pejë, reagon kryetari Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në këtë qytet, ku të vdekur mbeten kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe zyrtari i lartë i PDK-së në Deçan Blerand Kadrijaj.


Përmes një statusi në Facebook, Muhaxheri ka thënë se ndjehet i tronditur me këtë rast teksa u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve.

“Tepër i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë. Në këtë rast tepër të rëndë, u vra edhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e të vrarëve. Qytetarët e Pejës janë tepër të tronditur nga kjo ngjarje tragjike”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Lexo edhe

Video

error: