Vrasja e 15-vjeçarit në Gradicë të Drenasit, nga një muaj paraburgim për dy të pandehurit

Vrasja e 15-vjeçarit në Gradicë të Drenasit, nga një muaj paraburgim për dy të pandehurit

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës nga një muaj paraburgim kundër XH.B. për veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe A.B., për shkak të veprës penale ndihmë për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.


XH.B. më 6 prill 2021 pasi kishte dëgjuar një moto sharrë duke prerë dru në zabel, me vete kishte marrë të pandehurin A.B. djalin e tij dhe një pushkë gjuetie dhe me veturë kishin shkuar në zabel. Aty i pandehuri XH.B., me pushkë gjueti kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.M., 15-vjeç, ndërsa ka mbetur rëndë i plagosur B.M. babai i të ndjerit, i cili i është në gjendje kome në QKUK, pas një intervenimi që i është bërë në tru dhe gjendja e tij vazhdon të jetë kritike.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi pas marrjes së të njëjtit,  në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.