Voton Shaqir Totaj: Deri tani kemi folur ne, sot flasin qytetarët

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar sot në qendrën e votimit në shkollën “Remzi Ademaj” në Prizren.


Ai me këtë rast ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë, pasi është dita e tyre për të vendosur se kush do të udhëheqë me qytetin historik të Kosovës.

“Sot është ditë e rëndësishme për Prizrenin, deri tani kemi folur ne politikanët, sot flasin qytetarët. Apeloj të dalin në numër sa më të madh të votojnë. Të votojnë për ata që i preferojnë, pa presion dhe ndërhyrje. Të japim mesazh se jemi qytet dhe shtet i civilizuar që dimë të organizojmë proces zgjedhor, i cili duhet të jetë shembull dhe model për gjithë të tjerët”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: