Voton edhe Bulliqi: E dhashë votën për të ardhmen e qytetarëve të Podujevës

Voton edhe Bulliqi: E dhashë votën për të ardhmen e qytetarëve të Podujevës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi iu ka bërë thirrje qytetarëve “llapjanë” të votojnë për një të  ardhme më të mirë të tyre.

Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij qytetare për votim, në shkollën  “Ilir Konushevci”, fshati Llugë, Bulliqi kërkoi edhe dalje masovike të qytetarëve në zgjedhjet e sotme.

“E dhashë votën për të ardhmen e komunës sonë, për të ardhmen e qytetarëve tanë. Prej nga i ftojë gjithë qytetarët e komunës sonë që të dalin mënyrë masovike në këto zgjedhje të shfrytëzojnë të drejtën e tyre legjitime dhe sigurisht të votojnë për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve tyre”, u shpreh Bulliqi.


Të drejtën për të dalë në kutitë e votimit, Bulliqi e konsideroi si ndër ditët e pakta ku secili qytetarë është i barabartë me njëri tjetrin.

“Sot është një ditë e veçantë ku të gjithë qytetarët e komunës sonë janë të barabartë. Sot janë të barabartë si burri, si gruaja. Si pasuri si i varfëri prandaj le ta shfrytëzojnë të gjithë këtë të drejtë me hapjen e këtij sistemi sepse fatkeqësisht është prej të pakta e ditë ku të gjithë ndihen të barabartë. Pesha e votës e ka barabarësinë e tyre”, tha ai.

Krahas këtyre, pretendenti për kryetar të Podujevës, kërkoi angazhim dhe korrektësi maksimale në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të sotme.

Para Bulliqit gjatë ditës kanë votuar edhe dy kundër kandidatët e tij, Nexhmi Rudari nga LDK dhe Naim Fetahu nga PDK.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: