Është përmbyllur me sukses votimi për vazhdimin e marrëveshjes së kyçjes KOSTT/ENTSO-E nga grupi regjional i Evropës Kontinentale (RGCE), trup i ENTSO-E.
Sipas një komunikate të KOSTT, Pas përfundimit të afatit dy vjeçar, vazhdimi i marrëveshjes së kyçjes KOSTT/ENTSO-E, u përkrah uninanimisht nga ana e operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Evropës Kontinentale, nënshkruese të marrëveshjes.
“Falënderoj të gjitha OST-të e Evropës Kontinentale pjesëmarrëse në votim për përkrahjen. Ky besim nga homologët tanë evropian nuk është sinjal për relaksim por obligim i të gjithë akterëve të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës për të kontribuar në funksionimin e sistemit në përputhje me standardet e parapara teknike. KOSTT si palë kontraktuese me ENTSO-E është e përkushtuar në përmbushjen strikte të të gjitha obligimeve që dalin nga Marrëveshja dhe për të kontribuar në sigurinë e operimit të sistemit rajonal të energjisë elektrike, si detyrë primare e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit.” Në bazë të marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E, Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës/KOSTT përfundimisht u pavarësua nga Blloku SMM (Serbi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut) dhe më 14 dhjetor 2020 filloi operimin si zonë e pavarur rregulluese në kuadër të Bllokut Shqipëri-Kosovë, zona sinkrone e Evropës Kontinentale të ENTSO-E”, thuhet në komunikatë.
Sipas KOSTT, kjo marrëveshje ishte një nga të arriturat historike për shtetin e Kosovës dhe çelësi i progresit shumë-dimenzional për KOSTT dhe Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës në përgjithësi.