Vonohet në stërvitje, Allegri largon nga skuadra yllin brazilian

Vonohet në stërvitje, Allegri largon nga skuadra yllin brazilian

Mesfushori brazilian Arthur nuk do të paraqitet për gjigandin italian Juventus në ndeshjen kundër Venezias.

Arthur arriti me vonesë në seancën stërvitore sot, dhe si pasojë e kësaj trajneri Massimiliano Allegri e ka larguar nga skuadra, përcjell KosovaPress.


Kur Juventusi është duke u përgatitur për ndeshjen në udhëtim kundër Venezias, e cila ka pësuar 15 disfata kundër “Zonjës së Vjetër” në 17 përballjet e tyre të fundit në Serie A, Allegri e konfirmoi që Arthur nuk do të jetë pjesë e skuadrës pasi që ish-lojtari i Barcelonës arriti me vonesë në stërvitje.

“Është e thjeshtë, ai arriti vonë një ditë para ndeshjes. Kështu që nuk më duket si gjë e mirë dhe ai nuk do të ftohet për nesër, por nga dita e marte ai do të rikthehet me skuadrën. Këto janë gjëra që ndodhin”, tha Allegri.

Në këtë sezon, Arthur ka startuar në vetëm dy ndeshje në të gjitha garat për Juventusin, ku preferencat e Allegrit në repartin e mesfushës duket qartë të jenë Manuel Locatelli, Adrien Rabiot dhe Rodrigo Bentancur.

Lexo edhe

Video