Vonohet Milani, Juventusi i futet garës për Federico Chiesan

Vonohet Milani, Juventusi i futet garës për Federico Chiesan

Një tjetër dyluftim pritet të zhvillohet në këtë dritare të transferimeve ndërmjet Juventusit dhe Milanit, përcjellë KosovaPress.

Është sulmuesi i Fiorentinës Federico Chiesa ai i cili ka ngjallur interesimin e të dy klubeve pasi Fiorentina është e hapur për të lejuar largimin e tij.


Skuadra e drejtuar nga trajneri Stefano Pioli ka një kohë të gjatë që po zhvillonte negociata me agjentët e lojtarin, por duket se çmimi prej rreth 60 milionë euro i kërkuar nga “Viola” është një pengesë e madhe për këtë operacion.

Tani, sipas raporteve nga “Calciomercato.com”, “Zonja e Vjetër” ka filluar kontaktet me me Fiorentinën mbi një transferim eventual në “Alianzz Arena”

Largimi i Douglas Costas i cili mund të shkojë drejtë kampionatit anglez, do të krijonte hapësirën e duhur për reprezentuesin talian.

Lexo edhe

Video

error: