Vonohen deputetët në seancën e Kuvendit, Konjufca reagon ndaj mazhorancës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
kuvendi 05
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës ishte paraparë të nis në orën 10:00, mirëpo ende ajo nuk ka nisur për shkak të mungesës së kuorumit.

Për këtë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po kërkon që mos të caktohen mbledhjet e Komisioneve Parlamentare në ditën e enjte kur është në agjendë seanca e Kuvendit.

“Tri komisione parlamentare janë duke mbajtur mbledhje për trajtimin e disa projektligjeve, por  i kisha lutur dhe iu kisha bërë thirrje sidomos mazhorancën që mos të caktoni mbledhje të komisioneve kur është pikërisht seanca. Ju e keni këtë orë të caktuar të seancës qysh në mbledhjen e kaluar të kryesisë, e keni ditur edhe më herët për agjendën e Kuvendit. Prandaj, të jeni të kujdesshëm herave të tjera mos na caktoni komisione pikërisht në orën 10:00, ditën e enjte”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës sot mban edhe një seancë prej orës 14:00 me pika të tjera të rendit të ditës, e një ndër to është votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

https://kosovapress.com/kuvendi-i-kosoves-sot-me-dy-seanca-ky-eshte-rendi-i-dites

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025