Von der Leyen: BE do të përpiqet të krijojë një gjykatë të specializuar

Von der Leyen: BE do të përpiqet të krijojë një gjykatë të specializuar

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha sot se Bashkimi Evropian do të përpiqet të krijojë një gjykatë të specializuar, me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.

“Ne jemi gati të fillojmë të punojmë me komunitetin ndërkombëtar për të marrë mbështetjen më të gjerë të mundshme ndërkombëtare për këtë gjykatë të specializuar”, tha von der Leyen.

Siç tha ajo, BE-ja vazhdon të mbështesë Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), duke propozuar kështu krijimin e një gjykate të specializuar, me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, e cila do të hetojë dhe ndjek penalisht krimet e agresionit rus.


Ukraina po bën presion për krijimin e një gjykate speciale për të ndjekur penalisht liderët ushtarakë dhe politikë rusë që i konsideron përgjegjës për fillimin e luftës.

Gjykata Penale Ndërkombëtare me bazë në Hagë nisi hetimin e saj për krimet e dyshuara kundër njerëzimit dhe krimet e luftës disa ditë pasi sulmi i Rusisë filloi më 24 shkurt, por nuk ka juridiksion për të ndjekur penalisht në Ukrainë.

Rusia mohon që civilët të jenë objektivat e sulmeve të saj.

Lexo edhe

Video