Von Cramon: Anëtarët e zgjedhur në Kuvend nën presion të madh nga LDK dhe presidenti Thaçi

Von Cramon: Anëtarët e zgjedhur në Kuvend nën presion të madh nga LDK dhe presidenti Thaçi

Viola von Cramon, anëtare e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese e përhershme për Kosovën, ka komentuar votimin e sotëm në Kuvend për zgjedhjen e qeverisë së re të vendit.

Ajo me këtë rast ka uruar Avdullah Hotin për zgjedhjen e tij në krye të qeverisë, duke e porositur se ka shumë punë për të bërë në të ardhmen.

“Do të dëshiroja një punë të suksesshme për Avdullah Hoti dhe qeverinë e tij në Prishtinë. Qeveria ka shumë për të bërë, këto janë kohë thelbësore si për çështjet e brendshme ashtu edhe ato ndërkombëtare, shpresoj se qeveria e re do të jetë në gjendje të ekzekutojë reforma dhe të punojë për një Kosovë më të mirë”, shkruan Von Cramon në Twitter.


Sidoqoftë, Von Cramon thotë se ‘ne nuk mund të bëhen me sy të verbër në rrethanat e zgjedhjes së Hotit, pasi anëtarët e zgjedhur në mënyrë demokratike në Parlamentin e Kosovës ishin nën presion jashtëzakonisht të madh nga udhëheqja e LDK-së dhe nga presidenti Thaçi”.

“Burime të ndryshme pohuan se presidenti vizitoi personalisht deputetët e Kuvendit, vota e të cilëve për qeverinë e re nuk u sigurua. Nëse këto pretendime janë të vërteta, është një sinjal shumë i keq dhe tregon që roli i Parlamentit, i cili garantohet me Kushtetutë, është minuar. Si parlamentare, unë e gjykoj të papranueshme të bëhet presion ndaj anëtarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike të Kuvendit. Ajo është baza e demokracive tona që deputetët mund të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë dhe ndërgjegjes më të mirë,” përfundon Viola von Cramon.

 

Video

error: