Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

PEDAKOS – Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes OJQ Italiane Volontari Nel Mondo-RTM dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit-DKA Gjilan

PEDAKOS – Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes OJQ Italiane Volontari Nel Mondo-RTM dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit-DKA Gjilan

Në frymen e bashkëpunimit me Institucionet vendore, organizata  RTM – Volontari nel Mondo në kuadër të projektit Projektit PEDAKOS  ka nënshkruar marëveshje bashkëpunimi me Drjetorinë Komunale të Arsimit në komunen e Gjilanit.

Marrëveshja përfshin bashkëpunim dhe kordinim të ndërsjellt dhe efektiv mes organizates  RTM – Volontari nel Mondo dhe Drjetorisë Komunale të Arsimit  për aktivitetet e parapara në kopshtet e komunes Gjilanit përfituese të prjektit, Institucioni Parashkollor Integj dhe Institucioni Parashkollor Kosovski Božur Šilovo, në të cilat gjatë muajve në vijim do të punohet në përshtatjen e hapësirave edukative të këtyre kopshteve sipas Qasjes Reggio Emilia.

Kopshtet përfituese gjithashtu do të jenë pjesë e të gjitha aktviteteve në kuadër të projektit, si në aktvitete të ngritjes profesionale të stafit përmes trajnimeve teorike dhe praktike, të shkëmbimit të praktikave të mira më kopshtet e qytetit të Reggio Emilia, shkëmbime me profesionistet Italian, shkëmbime me kopshtet vendore, etj. Realizim i të gjitha këtyre aktiviteteve synon adoptimin e Qasjes Reggio Emilia, qasje kjo edukative  e bazuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe potencialit të fëmijëve.


Drejtori i Arsimit z. Nazim Gagica, shprehu falenderime dhe mirënjohje për aktivitetet e realizuara nga  organizata Projektit PEDAKOS në kopshtet përfituese.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes palet u zotuan që do te angazhohen në implementimin e marrëveshjes se bashkëpunimit sipas metodave dhe mënyrave sa më profesionale dhe transparente dhe do ta.mbështesin njeri tjetrin në realizimin e projektit në të gjitha aktivitetet që i përkasin kopshteve të komunes Gjilanit.

Siq u përmend, kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS, financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasades Italiane në Prishtinë.

Video

error: