Vodhi 6500 euro dhe telefon Iphone, arrestohet një person në Pejë

Vodhi 6500 euro dhe telefon Iphone, arrestohet një person në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Pejë personin me inicialet G.D., për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, ka bërë të ditur policia rajonale në Mitrovicë.  


39-vjeçari dyshohet se më 26 qershor 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ka thyer dritaren e një automjeti nga ku kishte vjedhur një çantë krahu me një shumë të parave 6500 euro dhe një telefon Iphone 6.

Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

Lexo edhe

Video

error: