Vodhën rroba, arrestohen dy persona në Ferizaj

Vodhën rroba, arrestohen dy persona në Ferizaj

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtëve në veturën që po udhëtonin iu janë gjetur rroba të vjedhura.

Policët hetues të stacionit policor në Ferizaj, gjatë patrullimit, sipas planit operativ “Parandalimi i vjedhjeve”, mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në Ferizaj afër një qendre tregtare kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve i markës Opel me targa të Maqedonisë së Veriut .


Gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, në automjet janë gjetur disa palë rroba të vjedhura nëpër lokale të ndryshme në Ferizaj.

“Të dyshuarit me inicialet A.S ( M/M) i moshës 27 vjeçar dhe B.J (M/M) i moshës 34 vjeçar janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në një komunikatë për media.

Rasti është cilësuar “Vjedhje”.

Lexo edhe

Video