Vlora Çitaku: Rezultatet janë shumë pozitive për PDK-në

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se rezultatet e deritanishme janë pozitive për PDK-në.

Ajo në një konferencë për media ka falënderuar nga zemra të gjithë qytetarët e Kosovës, që sot dëshmuan kulturë të lartë demokratike e politike, duke votuar në mënyrën më të civilizuar për të ardhmen e komunave të tyre.


“Tani, të gjitha votat e qytetarëve ndodhen në kutitë e votimit dhe ftojmë të gjithë komisionarët dhe vëzhguesit që të numërojnë saktë secilën votë. Sot ishte dita vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të komunave”, ka thënë ajo.

Çitaku  theksoi se sipas informacioneve të marra nga vëzhguesit PDK-së që janë angazhuar në gjithë territorin e vendit, rezultatet e para janë shumë pozitive dhe shumë inkurajuese për Partinë Demokratike të Kosovës.

“Rezultatet e mira janë shume pozitive për PDK-në. Tani presim me durim konfirmimin zyrtar nga Qendror i Zgjedhjeve. Kosova vazhdimisht përgjatë këtyre viteve sa ka ekzistuar si shtet ka demonstruar një kulturë të lartë të qytetërimit, të pranimit dhe të mos kontestimit të rezultateve, besoj që kjo do te ndodh edhe tani”, ka thënë ajo.

Lexo edhe

Video

error: