Vllaznia befasohet nga Bylisi, Laçi mposht Kastriotin

Vllaznia befasohet nga Bylisi, Laçi mposht Kastriotin

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Adush Muca”, skuadra e Bylisit e ka befasuar Vllazninë duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Felipe Ferreyra Souza, i cili i siguroi fitoren Bylisit me golin e tij në minutën e 59’.

Me pikët e reja, Bylisi ngjitet në vendin e shtatë në tabelë në kuotën e 20 pikëve, krahas Vllaznisë që zë vendin e tretë me 28 pikë të arkëtuara.

Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe përballja tejet interesante mes Laçit dhe Kastriotit, ku ky i fundit pësoi humbje me shifrat 4:1.


Golat për Laçin i shënuan Shkurtaj (minuta e 16’), Spahiu (minuta e 31’), Akinyemi (minuta e 49’) dhe Geci (minuta e 90+2’), kurse golin e nderit për Kastriotin e shënoi Joan Cela në minutën e 81’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Laçi renditet në vendin e gjashtë në kuotën e 23 pikëve, krahas Kastriotit që zë vendin e tetë me 19 pikë të arkëtuara.

Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.

Bylisi 1:0 Vllaznia

Laçi 4:1 Kastrioti

Lexo edhe

Video