Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Vlerësohet roli i policeve në sigurinë e vendit

Vlerësohet roli i policeve në sigurinë e vendit

Me rastin e 8 Marsit, Policia e Kosovës, po mban konferencën me temën “Roli i grave police në përgjigjen ndaj kërcënimeve transnacionale”, ku u kërkua inkurajimi i grave për të kontribuar në luftimin e krimit dhe në sigurimin e vendit.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se janë zotuar që të shtojnë praninë e grave në Policinë e Kosovës dhe sipas tij këtë e kanë arritur ndër vite.

Qalaj tha se Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta si për burra ashtu edhe për gratë.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu deklaroi se sundimi i ligjit është prioritet i qeverisë së Kosovës.


Veliu theksoi se është koha të shkojmë një hap përpara dhe të promovojmë një vizion të ri, sipas tij gratë duhet të kenë mundësi të barabarta me burrat.

Ai tha se shteti i Kosovës ka nevojë për forcë policore gjithëpërfshirëse në mënyrë që t’i kundërvihemi sa më mirë grupeve kriminale.

Nga ana tjetër, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se është e rëndësishme që burrat dhe gratë të punojnë së bashku për mbrojtjen e vendit.

Apostolova theksoi se, BE është e angazhuar shumë që në Kosovë të ketë barazi gjinore.

Lexo edhe

Video

error: