Vlerësohet roli i gruas më fushën e sportit

Vlerësohet roli i gruas më fushën e sportit

Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar workshopin “Barazia gjinore dhe diversiteti” në të cilën u vlerësua lartë kontributi dhe roli i gruas në fushën e sportit.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi theksoi se në sportin vendor rol të jashtëzakonshëm po luajnë vajzat dhe gratë të cilat i kanë garantuar vendit medalje të rëndësishme.


Ai ka përmendur medaljet e fituara nga xhudistët, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të cilat u stolisën me medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komitetit Paraolimpik Njomza Emini theksoi se workshope të tilla janë shumë të rëndësishme për të çuar mesazhin e nevojshëm për fuqizimin dhe përfshirjen sa më të madhe të vajzave dhe grave në sport. Ajo theksoi se në institucionin që ajo drejton është angazhuar një numër i madh i grave.

Më tutje Emini bëri të ditur se janë duke punuar fuqishëm që Komiteti Praolimpik i Kosovës të pranohet në Komitetin Paraolimpik Ndërkombëtar dhe se kjo pritet të realizohet së shpejti.

Lexo edhe

Video

error: