Vlerësohet kontributi i grave veterane të luftës në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Vlerësohet kontributi i grave veterane të luftës në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

E diela e kësaj fundjave që qëlloi edhe 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, bëri bashkë udhëheqëset e dikastereve komunale të prira nga Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi-Bytyçi të cilat pritën në një takim falënderimi e mirënjohje për kontributin e sakrificat e tyre, gratë veterane të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirënjohëse e falënderuese në emër të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu dhe institucionit të Komunës e Kuvendit të Ferizajt të pranishmeve iu drejtua, kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi.


Me mirënjohje e falënderim u nderuan gratë veteranë të luftës së UÇK-s. Gratë veterane të UÇK-së, bashkë me drejtueset e përfaqësueset politike e institucionale në nivel lokal bënë homazhe pranë shtatores së Heroinës së Kombit, Hyrë Emini-Mira.

 

Lexo edhe

Video