Vlahovic premton gjëra të mëdha me Juventusin

Vlahovic premton gjëra të mëdha me Juventusin

Dusan Vlahovic u zotua të përmirësohet në gjysmë-sezonin e tij të parë me Juventusin, ku premton të bëhet kampion, ndërsa “Zonja e Vjetër” përgatitet të përfundojë sezonin e saj në Serie A kundër ish-klubit të tij Fiorentinas.

Vlahovic iu bashkua skuadrës së Massimiliano Allegrit në një transferim prej 70 milionë eurosh në janar pasi shënoi 17 gola në 21 paraqitje në Serie A për Fiorentinan, ku shtoi edhe shtatë të tjera në 14 paraqitjet e ligës për Juventusin që nga kalimi në Torino.

Megjithatë, Vlahovic ka dështuar ta vazhdojë formën e tij të Fiorentinës gjatë fundit të këtij sezoni te Juventusi, përcjell KosovaPress.


Pavarësisht kësaj, Vlahovic mbetet i lumtur që u transferua te Juventusi, ku tani ka treguar se ka ende vend për përmirësime.

“Do të thosha që nuk më pëlqen të flas për vetën si një kampion i vërtetë. Ka ende rrugë të gjatë për ta arritur atë gjë. Do të jap çdo gjë nga vetja dhe unë shpresoj që do të bëhem kampionë”, tha Vlahovic.

“Më pëlqen ADN e Juventusit, dëshira për të luftuar dhe për tu mos dorëzuar, të kaloj limitet deri në fund. Edhe unë jam ashtu, më pëlqen të punojë, dhe mbi të gjitha nëse ndaloj së luajturi nuk dua të ndjej keqardhje, dua të jap çdo gjë nga vetja, nuk dua të pendohem për asgjë”, shtoi më tej sulmuesi serb.

Që prej kalimit nga Fiorentina te Juventusi, Vlahovic ka arritur të bëjë 20 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar nëntë gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video