Vladimir Putin, politikani më popullor në Serbi

Vladimir Putin, politikani më popullor në Serbi

Popullariteti i presidentit rus në Serbi është vetëm një përqindje më poshtë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në mesin e udhëheqësve botërorë, 45 për qind e qytetarëve serbë janë shprehur për Putin, pasuar me 12 për qind për presidentin kinez Xi Jinping, Emmanuel Macron, presidenti francez, renditet i treti me 11 për qind, kancelari gjerman Olaf Scholz i katërti me 5 për qind. Recep Tayyip Edrogan, president i Turqisë renditet i pesti me 3 për qind.


Në mesin e udhëheqësve të vendeve përreth, serbët opinion më të mirë kanë për kryeministrin hungarez Viktor Orban – 37 për qind.

Hulumtimi është kryer në qershor të këtij viti nga Demostat dhe në të morën pjesën 1.203 të anketuar.

Lexo edhe

Video