Vjosa Osmani, përkujton heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci

Vjosa Osmani, përkujton heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, në 22 vjetorin e rënies ka përkujtuar heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Osmani thotë se 22vjet më parë Fehmi e Xhevë Lladrovci u shndërruan jo vetëm në heronj të Kosovës por në rrëfimin që do të mbijetojë brezat për çiftin dëshmorë.


“22 vjet më parë Fehmi e Xhevë Lladrovci u shndërruan jo vetëm në heronj të Kosovës, por në rrëfimin që do të mbijetojë brezat për çiftin dëshmorë! Siç e kaluan bashkë gjithë jetën, vazhduan edhe në luftë duke e transformuar aktivitetin e tyre kombëtar në luftë për çlirimin e vendit për të cilën nuk pushuan deri në frymën e fundit”, thotë Osmani.

Tutje nëpërmjet një komunikatë për media, Osmani tha se “Në betejën e Çiçavicës u takuan së fundi e po aty ranë të dytë për t`u shndërruar në referencë të lirisë sonë, në kurajo dhe në inspirim se për lirinë gjithçka ka kuptim. Xheva me Fehmiun janë kuptimi i lirisë sot, janë amaneti i brezave dhe thirrje që shtetin ta bëjmë siç deshën ata! Kujtim përherë për Xhevën e Fehmiun dhe për të gjithët gratë e burrat dëshmorë që e bën të mundshme lirinë tonë!”.

Lexo edhe

Video

error: